back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeKëngëtaret, sallonet e dasmave, motelet cak i ATK’së, shqiptohen mbi 30 dënime

Këngëtaret, sallonet e dasmave, motelet cak i ATK’së, shqiptohen mbi 30 dënime

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Këngëtarë, sallone të dasmave, motele, kafiteri e resturante janë vënë nën llupën e ATK’së së fundi. Ky institucion po zhvillon kontrolle nëpër këto biznese jashtë orarit të punës dhe gjatë vikendeve nën dyshimin për shmangie nga tatimi. Deri më tash për këtë punë janë ndëshkuar mbi 30 biznese, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Arjeta Shabani

Fitojnë me mijëra euro brenda një nate të vetme, por fitimet e tyre nuk po ia deklarojnë shtetit. Shumica e tyre refuzojnë që të paguajnë tatim.

Për këtë punë së fundi, Administrata Tatimore e Kosovës e ka vënë llupën te këngëtarët, sallat e dasmave, moteleve, kafiterive dhe restauranteve.

Brenda dy ditëve, ky institucion ka ndëshkuar mbi 30 biznese.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi Sefa i ka thënë Gazetës Express se vetëm brenda dy ditëve ata kanë realizuar 46 vizita jashtë orarit dhe vikendeve nëpër biznese.

Deklaron se kontrollet janë kryer nën dyshimin për shmangie nga tatimi, dhe se fokusi ka qenë te sektori i hotelerisë dhe Estrada.

“ATK bazuar në planet vjetore dhe operative në sezonin e verës zhvillon aktivitete operacionale, përmes së cilit tentojmë të jemi më afër atyre që kanë aktivitete të shtuar në këtë periudhë, si tek sektori i hotelerisë, ashtu edhe te estrada por edhe te pishinat, që për ne paraqesin një potencial për të shmangur tatimet”, ka thënë ajo.

Në ATK deklarojnë se gjatë vikendit, ata kanë ndëshkuar tetë salla të dasmave, tri motele dhe 19 kafiteri e restaurante. Shtojnë se ata në baza ditore zhvillojnë aktivitete për të identitiikuar ata që nuk i përmbushin detyrimet ligjore.

Në këtë drejtim ne në baza ditore apo 24/7 zhvillojmë aktivitet me qëllim të identifikimit dhe sigurimit të informatave të mjaftueshme për të bërë vlerësime ndaj atyre që nuk i përmbushin detyrimet ligjore.

“Vizitat e realizuara jashtë orarit dhe për vikend nga data 02.08.2019-04.08.2019 janë gjithsejtë 46 prej tyre ;Salla të dasmave të vizituara 10 prej tyre janë ndëshkuar 8. Motele janë vizituar 3 , janë ndëshkuar 3. Kafiteri dhe restaurante janë vizituar 33 janë ndëshkuar 19”, thuhet në përgjigjet e Bytyqi-Sefës drejtuar Gazetës Express.

Gazeta Express kishte raportuar para disa muajve se si një numër i madh salloneve të bukurisë u iknin detyrimeve ndaj shtetit. Aktualisht, në tërë vendin janë të regjistruara rreth gjashtë mijë biznese të tilla. Por, jo të gjitha paguajnë tatim.

Sipas Administratës Tatimore, vetëm 1.800 sallone të bukurisë i paguajnë tatim shtetit.

Zëdhënësja e ATK’së, Valentina Bytyqi-Sefa i ka thënë Gazetës Express se gjatë vitit të kaluar, obligimet tatimore i kanë paguar vetëm 1 mijë e 800 sallone të floktarisë.

Bytyqi deklaron se nga pagesa që kanë kryer këto biznese janë mbledhur mbi 730 mijë euro.

“Gjatë vitit 2018 numri i tatimpaguesve me aktivitet  sallonet e floktarisë dhe trajtimet tjera të bukurisë , të cilët kanë paguar obligimet tatimore është 1.808, ndërsa vlera e pagesës është 730.247 euro”, thuhet në përgjigjet e Bytyqi-Sefës drejtuar Expressit.

Ndryshe, shmangia nga tatimi dënohet edhe me Nenin 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të Kodit Penal, kushdo që me qëllim fsheh apo i shmanget pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, mund të dënohet me burg nga tri deri në 8 vjet burgim, varësisht nga shuma. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz