BallinaLajmeAmbasadorja Çitaku, pas vrasjes së gruas në Prizren: Është koha për revoltë

Ambasadorja Çitaku, pas vrasjes së gruas në Prizren: Është koha për revoltë

Të ngjajshme

‘‘Kujdes, shmangni zonat e rrezikshme’’- Ortek bore në Valbonë, pamje

Një ortek bore ka ndodhur sot në pjesë veriore...

Klubi Alpin Prishtina paralajmëron: Ortek në Valbonë!

Klubi Alpin Prishtina, ka paralajmëruar për një ortek në...

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave...

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të...

Korridori 8 dhe gjuha shqipe, pjesë e shqetësimeve në takimin me kongresmenin amerikan

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAOFNM) dhe organizata...

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren nga burri i saj.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, tha se nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje, por është koha për revoltë.

Ndërsa në një postim tjetër ambasadorja Çitaku ka pyetur se “a nuk ka ardhur koha të flasim për numrin e madh dhe të pakontrolluar të armëve në duar të personave të paautorizuar”.

“Sa armë pa leje janë në Kosovë?”, ka pyetur Çitaku.

Postimet e plota të ambasadores Çitaku:

“Nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje. Koha është për revoltë. Gratë po vriten me një lehtësi të padururshme.
Dhunë e vrasje ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet.
#Timetoact #Gratëpovriten #Revoltë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Pastaj, a nuk ka ardhë koha të flasim për numrin e madh dhe të pakontrolluar të armëve në duar të personave të paautorizuar. Sa armë pa leje janë në #Kosovë? Dhe sa lehtë është të pajisesh me një të tillë. Personi që vrau gruan mbrëmë në Prizren sapo paska ardhë nga Zvicrra. Ju garantoj që atë revole nuk e ka sjellë nga atje”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz