back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeReagon Haradinaj për vrasjen e gruas në Prizren, e cila është nëna...

Reagon Haradinaj për vrasjen e gruas në Prizren, e cila është nëna e këshilltares së tij

Të ngjajshme

Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për...

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar

Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë...
- Advertisement -

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren, e cila është nëna e këshilltares së kryeministrit.

- Advertisement -

“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti.  Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në një shkrim në Facebook.

Për vrasjen e gruas në Prizren, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai ka thënë se ngjarja e rëndë e vrasjes në Prizren, është një akt i papranueshëm të cilin e dënon fuqishëm.

Ndryshe, viktima A.A  dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren  rreth orës 23:00.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se lidhur me rastin është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz