back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeVjen vendimi për Tomor Morinen rreth ekstradimit në Serbi

Vjen vendimi për Tomor Morinen rreth ekstradimit në Serbi

Të ngjajshme

Haliti: Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave

Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për...

Labi dhe Fjolla përplasen ashpër

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte mes Labinot...

Arrestohet Presidenti i Fenerbahces, rezultoi pozitiv me kokainë

Presidenti i Fenerbahces, Sadettin Saran, është marrë në paraburgim...
- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Maqedoninë Veriore, Tomor Morina nuk do të ekstradohet në Serbi.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e tij në Serbi raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

“Duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së, dhe pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit në kërkesë, si dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, u morr vendimi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e personit në në Republikën e Serbisë së kërkues për ekstradim”, thuhet në njoftim.

Vendimi, së bashku me lëndën, sipas nenit 65 alinesë 5 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në sferën penale, menjëherë do të dorëzohen në Gjykatën e Lartë të RMV-së për procedurë të mëtejshme.

Njëherit, masa e paraburgimit kundër Tomor Morinës dhe që është caktuar me propozim të Prokurorisë vazhdon të vlejë deri në vendimin përfundimtar të Këshillit gjyqësor, përkatësisht deri në vendimin përfundimtar nga Gjykata e Lartë e RMV-së.

Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj gjatë ditë së djeshme e vizitoi Tomor Morinën në burgun e Shkupit dhe pas takimit në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkroi Tomor Morina së shpejti do të kthehet te familja e tij në Kosovë.

Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina më 25 korrik u arrestua në vendkalimin kufitar në Bllacë me fletarrest nga INTERPOL-i që e ka paraqitur Serbia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz