back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeVrasja dhe plagosja në Shtime, kjo është shtëpia ku hajnat vodhën 24...

Vrasja dhe plagosja në Shtime, kjo është shtëpia ku hajnat vodhën 24 mijë franga

Të ngjajshme

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës, në shtëpinë e mërgimtarit N.Ndrecaj nga Shtimja kanë hyrë katër persona me qëllimin për të vjedhur. Duket se hajnat nuk e kanë ditur se pronari i shtëpisë kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë për pushime. Hajnat plagosën pronarin e shtëpisë, ndërkaq ky i fundit bashkë me vëllain e tij u përleshën fizikisht me njërin prej hajnave i cili mbeti i vdekur nga plagët e marra, shkruan Gazeta Express.

Pronari i shtëpisë u takua me hajnat, të cilët i kërkuan atij të dorëzohej. Kur hasën në rezistencën e tij, njëri nga ta e qëlloi atë me armë zjarri duke e plagosur kështu në këmbë.

Pas plagosjes së pronarit, hajnat u larguan nga shtëpia. N.Ndrecaj doli pas tyre, ku u takua edhe me vëllain i cili i kishte dëgjuar të shtënat e armës.

Të dy vëllezërit Ndrecaj vrapuan pas hajnave duke u përleshur kështu fizikisht me njërin prej tyre. Përleshja eskaloi edhe në përdorimin e mjeteve të forta.

Nga plagët e marra gjatë përleshjes, personi që dyshohet të ketë qenë i njëjti që e plagosi pronarin e shtëpisë ku edhe kishte hyrë për të vjedhur.

A.Ndrecaj, vëllai i pronarit të shtëpisë N.Ndrecaj është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërkaq pronari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Pasditen e sotme Gazeta Express ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jasharin, i cili ka bërë të ditur se edhe pronari i shtëpisë do të dërgohet në mbajtje, por kjo do të bëhej pasi atij të ia nxirrnin plumbin ka këmba.

Po ashtu rastin për Express sot e ka konfirmuar edhe policia e Ferizajt, të cilët kanë treguar se si ka ndodhur e tërë ngjarja.

“Rreth orës 3:20 kemi marrë informacion se në Lagjen e Pajtimit në shtime ka të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike në mes të disa personave. Policia ka shku në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi me qëllim grabitjen, në shtëpi e kanë takuar pronarin e shtëpisë i cili ka ardhë dje prej Zvicrës. Personat e maskuar kanë kërkuar nga pronari i shtëpisë që  të dorëzohet, pasi nuk është dorëzuar,  njëri nga grabitësit e ka plagosur në këmbë pronarin e shtëpisë. Pas plagosjes së pronarit, grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka treguar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Ai ka bërë të ditur se pas ikjes së grabitësve, pronari i shtëpisë ka shkuar pas tyre. Në atë moment ai është takuar edhe me vëllain e tij, A.Ndrecaj, 36-vjeçar, i cili jeton në tjetër shtëpi.

“Pronari ka zbritur poshtë shtëpisë dhe e ka takuar vëllain e tij. Ata bashkë i kanë ndjekë të dyshuarit, diku jashtë oborrit janë takuar me njërin prej të dyshuarve, dyshohet të jetë i njëjti që e ka plagosur pronarin. Ai ka shtënë përsëri në drejtim të pronarit të shtëpisë dhe vëllait por nuk i ka qëlluar. Dyshohet se aty janë përleshur fizikisht në mes vete, janë goditur me mjetë të forta, po ashtu dyshohet se është përdorë edhe një thikë. Nga plagët e marra njëri prej grabitësve ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Hajdini për Gazetën Express.

T7 ka qëndruar sot në shtëpinë ku hajnat vodhën 24 mijë franga zvicerane Lagjen e Pajtimit në Shtime, dhe detaje të tjera rreth këtij rasti mund të ndiqni sonte prej orës 17:00 në emisionin Frontal.

Kjo është shtëpia e N.Ndrecaj në të cilën hajnat vodhën 24 mijë franga zvicerane dhe brenda së cilës u plagos ai:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz