back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDel video-ja e plotë për përleshjen e policëve

Del video-ja e plotë për përleshjen e policëve

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Është publikuar video e plotë e konfliktit të tre policëve që u përfshinë pak ditë më parë në Prishtinë.

Nga video-ja shihet se në konfliktin e tyre nuk ka pasur asnjë përleshje fizike, me gjithë pretendimet e zyrtarit policor, Bashkim Ahmeti.
Aty shihet se si zyrtari policor ua bllokon rrugën dy pjesëtarëve të Njësisë Speciale me veturë.

Pas kësaj shkaktohet një fjalosje midis tyre, por që gjithçka përfundon me largimin e shpejtë të zyrtarit policor me veturë civile.
Nga pamjet shihet se fjalosja ka qenë disa sekonda dhe nuk ka pasur mundësi për përleshje fizike.

Indeksonline merr vesh se zyrtari policor me veturën e tipit “Golf 4” ua kishte zënë rrugën dy kolegëve të tij që i takojnë Njësisë Speciale.

Në video shihet se si rreshteri, Fehmi Shahini del nga vetura për ta mbrojtur kolegun e tij, Lumbardh Pestisha të cilit pretendohet se i ishte drejtuar arma nga Bashkim Ahmeti.
Ahmeti menjëherë pasi kishe parë ndihmën e kolegut të Pestisha, Fehmi Shahinit është larguar me shpejtësi nga vendi, duke e tërhequr zvarrë rreshterin Shahini, i cili ia kishte thyer xhamin e veturës.

Sipas burimeve ai kishte ofenduar dhe i kishte kërcënuar me armë zjarri, dy pjesëtarët e Njësisë Speciale.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka nisur hetimet përkitazi me incidentin e ndodhur ndërmjet policëve.

Sipas IPK-së ky incident ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje midis njëri- tjetrit.
Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz