back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeIsh-ministri i Shëndetësisë së Kosovës lirohet nga akuza për ngacmim seksual

Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës lirohet nga akuza për ngacmim seksual

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është liruar nga akuza për ngacmim seksual.

Këtë lajm e ka bërë publik vet Baliq me anë të një stasusi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka postuar edhe aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë përmes së cilit lirohet nga akzua.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra.

Bazuar në aktakuzë Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima.

Pas aktakuzës ai ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz