BallinaLajmeGjithçka që dihet për vrasjen në Prizren, ku e vdekur mbeti nëna...

Gjithçka që dihet për vrasjen në Prizren, ku e vdekur mbeti nëna e këshilltares së Haradinajt

Të ngjajshme

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit

Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u...

Atletiko Madrid ia rrëmben Atalantas edhe një futbollist

Pas Ademmola Lookman, Atletiko Madrid ia ka rrëmbyer Atalantas...

Nëna e një fëmije me autizëm: Nuk është e lehtë ta pranosh që e ke fëmijën ndryshe

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, nëna e...

B.V  61 vjeçar, qëlloi për vdekje gruan e tij, A.V rreth 41 vjeçe në Prizren.

Çifti kishin ardhur për pushime nga Zvicra, por problemet që ata patën mes vete, bënë që 61 vjeçari të shtinte me armë rreth 15 herë drejt gruas së tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, shkruan lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.

Po ashtu, besohet se i dyshuari për rastin, menjëherë pas kryerjes së veprës e kishte telefonuar policinë për t’i treguar për krimin.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Sipas asaj që raportohet, e ndjera dhe i dyshuari nuk kishin pasur fëmijë me njëri tjetrin nga kjo martesë.

Ata besohet se fëmijë kishin pasur nga martesat paraprake.

Më vonë u bë e ditur se A.V, është nëna e Diellza Hotit, këshilltares së kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj.

Diellza Hoti dhe Ramush Haradinaj

Hoti këtë e ka konfirmuar vet, përmes një postimi në Instagram.

Ndërkohë, nëpër media kanë filluar të qarkullojnë edhe fotografi të dorasit.

Motivet e krimit ende nuk dihen, teksa organet kompetente janë duke u marrë me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz