back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeShkaktohen kolona, të dhënat për të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Shkaktohen kolona, të dhënat për të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Të ngjajshme

Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion sot dalin para gjykatës

Ish-ministri Fadil Ismajli dhe gjashtë zyrtarët e tjerë që...

Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?

Në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare po qarkullon me...

Shefi i inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

Rusia fillimisht kishte planifikuar të fillonte agresionin e drejtpërdrejtë...
- Advertisement -

Pikat kufitare të Kosovës edhe në këto ditë janë të ngarkuara me kolona të gjata. E gjithë kjo si pasojë e fluksit të bashkatdhetarëve të cilët ia kanë mësyrë Kosovës.

Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë shkaktuar në pikën kufitare Merdare, deri në 500 metra në dalje, kurse në hyrje deri në 150 metra. Pritjet në këtë pikë janë deri në dy orë.

Po ashtu kolona janë shkaktuar edhe në Jarinje në dalje deri në 500 metra ndërsa në hyrje deri në 20 metra. Kurse pritjet në këtë pikë janë deri në një orë.

Kolona janë shkaktuar edhe në pikë kalimin kufitar Dhei i Bardhë deri në 300 metra në dalje, kurse në hyrje deri në 100 metra. Pritjet në këtë pikë janë deri në një orë.

Në pikë kalimet tjera kolona në hyrje janë deri në 30 metra kurse në dalje janë deri në 20 metra. Ndërsa pritjet janë deri në 10 minuta.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz