Vetëm për 24 orë, në të gjitha rrugët e Kosovës kanë ndodhur afro 100 aksidente. Nga to njëri ishte me fatalitet.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga aksidentet ishte me fatalitet, 33 ishin me persona të lënduar, kurse në 63 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia, po ashtu, ka shqiptuar edhe 1 mijë e 287 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 42 persona, 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit.
