back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeTrump kërkon dënim me vdekje pas sulmeve në Teksas dhe Ohio

Trump kërkon dënim me vdekje pas sulmeve në Teksas dhe Ohio

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje sot për ekzekutimin e “shpejtë” të dënimit me vdekje, “pa shtyrje të panevojshme për një vit” për ata që janë përgjegjës për sulme masive të armatosura, pas të shtënave në dy shtete që vranë të paktën 29 njerëz.

“Urdhëroj Departamentin e Drejtësisë të propozojë një ligj që garanton se ata që kryejnë krime të urrejtjes dhe masakra do të përballen me dënimin me vdekje, dhe se dënimi me vdekje zbatohet me shpejtësi, vendosmëri dhe pa shtyrje të panevojshme”, tha Trump.

Në një fjalim të Shtëpisë së Bardhë, Trump dënoi “racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e të bardhëve”.

Sulmuesi, një i bardhë 21-vjeçar, qëlloi dhe vrau 20 persona në një hipermarket në El-Paso, afër kufirit SHBA-Meksikë. Gjashtë shtetas meksikanë janë në mesin e viktimave.

Disa orë pas sulmit në Teksas, një tjetër sulm ndodhi në Dejton, Ohio, kur një sulmues 24-vjeçar, gjithashtu një njeri i bardhë, vrau nëntë njerëz.

Të Fundit

Sport

ShowBiz