back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeGani Geci tregon se si e parashikoi rizgjedhjen e Isa Mustafës në...

Gani Geci tregon se si e parashikoi rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka thënë se ka parashikuar zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar edhe për një mandat në krye të LDK-së.

Geci ka shkruar në Facebook se gjithë këtë muhabet e pati bërë me një dajë të tij në fshatin Izbicë.

“Para 5 muajve duke parashikuar garën për kryetar të LDK-së. Bisedonim me një dajë në katunin Izbicë se çka po ta merr mendja dajë kush ka me u zgjedh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa apo Fatmir Sejdiu? I thash dajes Isa Mustafa i kish rregullu zyret ne katin e parë”, ka shkruar ai.

“Daja tha: Fatmir Sejdiu në oborr në shi e Isa Mustafa kryeoxhaku te kaftorri, po qysh u tranu Isa Mustafa me dal në shi e me i thanë Fatmir Sejdiut hajde këtu në vend timin krye oxhaku!”

“Isa mustafa mundet me i thanë Fatmir Sejdiut hajde qaty mas dere mos u lag në shi ja rri qatje n’hajat, po vendin e kryeoxhakut a u tranu Isa Mustafa me ja lëshua e me dal në shi a!”, përfundon shkrimin e tij ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz