back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeSunny Hill solli yjet botërorë, por la pas vetes mbeturinat

Sunny Hill solli yjet botërorë, por la pas vetes mbeturinat

Të ngjajshme

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e...

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan...

Dy gola të shpejtë në Mitrovicë në ndeshjen Trepça ’89 vs Malisheva

Skuadra e Malishevës ka shënuar dy gola në ndeshjen...

Se ngjarjet e mëdha kulturore, sikur që është Sunny Hill Festival, rrisin ofertën kulturore në kryeqytet dhe vendosin Prishtinën në hartat botërore të ngjarjeve që mbledhin artistë me famë botërore në sferën e muzikës, as që vihet në dyshim – shkruan SYRI.net Kosova.

Një gjë e tillë medoemos që është arritur përmes festivalit muzikor në fjalë, i cili aktualisht po zhvillohet në kryeqytetin kosovar, i cili, përveç artistëve të njohur vendorë nga fusha e muzikës rap, hip-hop e të ngjashme, si Ledri Vula, Lumi B, Elvana Gjata, Yll Limani etj., ka sjellë edhe këngëtarë me famë botërore, si Calvin Harris,  Miley Cyrus, Gashi e të tjerë.

Mirëpo po të zgjohesh sot në mëngjes dhe t’ia japësh një shëtitje parkut të qytetit, “Gërmisë”, si i vetmi ku kryeqytetasit zhvillojnë aktivitete sportive e rekreative, është një tmerr i vërtetë. Kjo për faktin se, duke filluar menjëherë pas pishinës së këtij parku, deri te bina dhe pjesët tjera të festivalit, si dhe pak pas tij, do të gjenden mbeturina të ndryshme, të cilët i kanë lënë pa pikë përgjegjësie pjesëmarrësit e festivalit.

Se a kanë organizuar diçka për largimin sistematik dhe konstant të këtyre mbeturinave organizatorët e Sunny Hill Festival, përfshirë dhe partnerët e tij, siç është Komuna e Prishtinës, e cila, në ceremoninë e hapjes së këtij festivali mori dhe falënderim të veçantë, mbetet të shihet. Mirëpo, nga ajo që u pa sot që nga mëngjesi dhe më vonë gjatë ditës në parkun e Gërmisë, një organizim i tillë fatkeqësisht duket se po mungon.

Për më tepër, në një zonë të gjelbëruar, siç është “Gërmia”, nuk munguan as dy gjeneratorë të mëdhenj, të cilët madje ishin të kyçur edhe në pikë të ditës. E Kosova mëton të plotësojë standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit!

Më poshtë ju lëmë me disa foto, të cilat i mori sot gjatë ditë SYRI.net Kosova për ndjekësit e vet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz