Trepça ’89 ka vendosur për trajneri e ri për edicionin 2019/20.
Ushtruesi i detyrës deri më tani, Shpëtim Idrizi do ta marrë drejtimin e ekipit për edicionin e ri.
Ish-kapiteni i Minatorëve ka kryer licencimet e duhura për trajner dhe do ta ketë rastin të dëshmohet në Superligë.
Klubi mitrovicas ka vendosur edhe për ndihmësit e Idrizit, i cili do të jetë Besart Cecelia.
Trepça ’89 së shpejti pritet ta zyrtarizojë Idrizin në krye të skuadrës.



