back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeSpahiu: LDK-ja nuk po del nga kthetrat e PDK-së

Spahiu: LDK-ja nuk po del nga kthetrat e PDK-së

Të ngjajshme

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...

“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë

Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj janë sqaruar me njëri-tjetrin...
- Advertisement -

Me datën 3 Gusht strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjodhën për të tretën herë në krye të LDK-së  Isa Mustafën.

- Advertisement -

Mustafa, arriti të rimarrë postin e të parit të partisë me aklamacion pas shumë problematikave me të cilat u shoqëruan zgjedhjet në këtë parti.

E kritika të forta dhe pakënaqësi erdhën nga përfaqësues të kësaj partie, pas rizgjedhjes sërish në krye të saj të zotit Isa Mustafa.

Njohësi i çështjeve politike në vend Nexhmedin Spahiu në një prononcim për Gazeta Blic thekson se LDK-ja, me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të partisë ka dëshmuar se nuk mund të dalë nga kthetrat e PDK-së.

Spahiu thotë se me këtë vendim që strukturat e LDK-së kanë marrë dje, do t’u kushtojë shumë shtrenjtë në elektorat.

“Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së do të thotë se LDK-ja nuk po mundet të dalë nga kthetrat e PDK-së. Elektorati e kupton këtë gjë dhe sigurisht me këtë vendim që kanë marrë dje, pra me rizgjedhjen sërish në krye të kësaj partie të Z. Isa Mustafa, LDK-ja në zgjedhje nuk mund të dalë parti e parë.Në rast se do të fitonte ndonjë kandidat më i ri në LDK, do të ishte kjo parti fituese e zgjedhjeve por tanimë këto gjasa nuk ekzistojnë më. Në zgjedhjet e ardhshme ka shumë mundësi që parti e parë të dalë Lëvizja Vetëvendosje” ka thënë Spahiu për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz