BallinaLajmeVetëvendosje vjen me “ofertën” e parë për LDK-në, pas rizgjedhjes së Isa...

Vetëvendosje vjen me “ofertën” e parë për LDK-në, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar

Të ngjajshme

Peleshi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor pjesë e projektit evropian

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë...

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Rugova, ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen e tij si kryetar i LDK-së, shkruan Gazeta Blic.

“Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta”, ka thënë ai.

Më tutje Rugova ka thënë se tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

“Urime LDK-së për zgjedhjen e kryetarit!

Po mendoj që secili pajtohet që sot jemi shumë afër një ndryshimi të madh politik në Kosovë! Më të madhin në këto 20 vjetët e fundit ndoshta.

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat.

Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë.

Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë”./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz