BallinaLajmeEdhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Të ngjajshme

Këto stacione rrezikohen të mbeten pa drejtues shqiptarë

Sipas sistematizimit të ri, Stacioni i Policisë në Draçevë,...

Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë thotë gazeta e famshme italiane

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e...

Florian Plettenberg: Bayerni mund të transferojë Asllanin brenda pak orësh

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka ngritur spekulimet...

SHBA vendos gjobë 375 mln dollar, Facebook dhe Instagram mashtruan me sigurinë për fëmijët

Një gjykatë amerikane në Nju Meksiko urdhëron kompaninë Meta...

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet perëndimore edhe mëngjesin e sotëm po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata mëngjesin e sotëm janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar në Merdare, ku për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta.

Në Merdare, kolonat e automjeteve në dalje janë deri në 1,4 km, kurse në 100 metra.

Edhe në pikë-kalimin kufitar të Dheu i bardhë në dalje të Kosovës pritet deri në një orë, kurse në hyrje deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje të gjata, në hyrje as në dalje.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz