back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportMbappe e shtyn Neymarin, s’e lejon të festojë me skuadrën (VIDEO)

Mbappe e shtyn Neymarin, s’e lejon të festojë me skuadrën (VIDEO)

Të ngjajshme

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pezullimi i dialogut strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Chelsea dështon në minutat e fundit

Skuadra e Chelseat ka dështuar të fitojë në ndeshjen...

Vetëm rreth 24 orë pasi iu lut Neymarit të qëndrojë në skuadrën e Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappe u duk i zemëruar me bashkëlojtarin e tij, të cilin e shtyu nga festa e skuadrës, pas triumfit në Superkupën e Francës.

Paris Saint Germain e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri 2019/20, duke fituar Superkupën e Francës. Të besuarit e Thomas Tuchel u desh të djersitën shumë për ta mposhtur 2-1 në finale Rennesin, ndeshje që u zhvillua në Kinë.

Në këtë ndeshje nuk luajti Neymari, mirëpo ai e mori vëmendjen e të gjithëve gjatë festimeve për triumfin. Marco Verratti fillimisht u detyrua ta nxisë atë të festojë e pastaj Mbappe e shtyu atë. Të dy videot mund t’i përcillni më poshtë.

GiveMeSport Football

@GMS__Football

Mbappe pushing Neymar out of the team photo after PSG win the Trophée des Champions ?

See GiveMeSport Football’s other Tweets

Galu@PSGalu

LMAOOOOOO MARCO LITERALLY FORCING HIM FFSSS BARCELONA PICK HIM UP

Embedded video

159 people are talking about this

Të parët në epërsi kaluan skuadra e Rennes, me golin e Adrien Hunou në minutën e 13’ të ndeshjes, që befasoi ekipin e Thomas Tuchel.

Kjo ngjalli frikë te skuadra e PSG-së, sepse në fund të sezonit të kaluar, Rennes e fitoi Kupën e Francës, duke e mposhtur në finale pikërisht Parisin.

Sido që të jetë, kjo ndeshje ishte krejtësisht tjetër dhe 45 minutat e pjesës së dytë ishin ndryshe për PSG-në, që përmbysi gjithçka për ta fituar titullin e parë për sezonin 2019/20.

Fillimisht, pas tentimeve të shumta, ishte Kylian Mbappe ai që gjeti golin e barazimit në minutën e 57’, pas një asisti nga blerja e re, Pablo Sarabia.

Kurse golin e fitores e shënoi Angel di Maria për 2-1 në minutën e 73’ për të përmbysur gjithçka dhe për t’ia siguruar titullin Parisit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz