back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePajtohen Gani Geci me Agim Veliun, ata që ishin përplasur në kuvendin...

Pajtohen Gani Geci me Agim Veliun, ata që ishin përplasur në kuvendin e karrigeve

Të ngjajshme

Në vitin 2006 Agim Veliu e Gani Geci  ishin buzë konfliktit në Kuvendin e VI’të në të cilin partia ishte ndarë pas fitores së Fatmir Sejdiut ndaj Nexhat Dacit.

Por kjo ngjarje është tejkaluar sot.

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka marrë pjesë në Kuvendin e nëntë Zgjedhor të LDK’së në të cilin Isa Mustafa, mori sërish timonin e LDK’së. Madje Geci, pas mbledhjes së Këshillit u pa duke pirë kafe me Velin. Madje gjatë shkrepjes së fotos, Geci e Veliu edhe u përqafuan.

Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë. Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun./Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz