back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa tregon se kush mund të jetë kryeministër nga LDK’ja

Isa Mustafa tregon se kush mund të jetë kryeministër nga LDK’ja

Të ngjajshme

Koci: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë

Fatmir Koci, ish-ushtar i UÇK-së në protestën në Hagë...

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Lideri i rikonfimuar i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Shefi i ri i Qeverisë do të jetë zyrtari i Partisë që ka përkrahjen më të madhe në elektorat. Në këtë mënyrë, Mustafa ka dhënë shenjat e para se në ballë të LDK’së mund të jenë Vjosa Osmani dhe deputetët tjerë që kanë marrë vota shumë në procesin zgjedhor.

Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë shtrënguar duart sot pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të LDK’së.

Osmani e ka uruar për fitoren e re ish-Kryeministrin e Kosovës.

Mirëpo, Isa Mustafa ka dërguar mesazhe se kush mund të jetë Shef i Qeverisë së re nëse fiton LDK’ja. Ka thënë se gjithë ata që kanë marrë shumë vota do të jenë në ballë të proceseve të ardhshme në institucione e Qeveri.

“Kandidat për shef te qeverise do te jete personi qe ka përkrahjen me te madhe dhe e përfaqëson vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Mustafa, në një konferencë për shtyp pasi është votuar për Shef të LDK’së.

Në mesin e më të votuarve në zgjedhjet e fundit është Vjosa Osmani, e cila nga numri 81 ishte votuar më së shumti në listën për deputetë të LDK’së.

Isa Mustafa u votua sot për herë të tretë të LDK’së. Mori votat e shumicës së delegatëve të LDK’së në një garë pa kundërkandidatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e madhe në Parlament. Ka numrin më të madh të komunave që i ka nën udhëheqje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz