BallinaLajmeDeri në 5 orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdarë

Deri në 5 orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdarë

Të ngjajshme

Foda: Jemi gati, kemi dëshmuar që mund të fitojmë si mysafirë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para...

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, Sallahu: Jam jashtëzakonisht i lumtur

Gjykata Kushtuese ka vendosur lidhur me dekretin e Presidentes...

Nagavci: Osmani e shkeli Kushtetutën, nuk veprohet për inate personale

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur...

“Dardanët” zbarkojnë në Bratisllavë

Kombëtarja e Kosovës ka ateruar para pak minutash në...

Mërgimtarët që i kanë kryer pushimet dhe po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë në Perëndim, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në atë të Merdarës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare, qytetarët duhet të presin deri në 5 orë, pasi që kolona e automjeteve në këtë vendkalim kufitar ka arritur deri në 1.2 km, raporton Koha.net.

Ndërkaq, pritja për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare shkon deri në 1 orë e 30 minuta.

Pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, kurse për të hyrë, pritjet janë vetëm 30 minuta.

Në kufirin Muçibabë, pritja është 20 deri 25 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 40 minuta për të dalë. Në Mutivodë pritja është 1 orë e 30 minuta deri 2 orë për të dalë nga Kosova, kurse për të hyrë pritjet janë maksimumi 10 minutëshe.

Pikëkalimet tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara, dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimumi 10 minuta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz