back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeSHBA-të shënojnë rekordin e papunësisë

SHBA-të shënojnë rekordin e papunësisë

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Numri i personave të punësuar në Shtetet e Bashkuara arriti një rekord në 157,288,000 në muajin korrik, sipas raportit të punësimit të publikuar sot nga Byroja e Statistikave të Punës.

Kjo shifër sipas Shtëpisë së Bardhë në Washington, ishte rritur 283,000 nga 157 005,000 të punësuar në qershor.

Shkalla e papunësisë mbeti e qëndrueshme në korrik në 3.7 për qind, e njëjtë me atë në qershor.

Sipas raportit të punësimit, popullsia jo-institucionale civile në Shtetet e Bashkuara ishte 259,225,000 në korrik. Kjo përfshinte të gjithë personat 16 vjeç e më të vjetër që nuk jetonin në një institucion (si burg, shtëpi pleqsh ose spital të kujdesit afatgjatë).

Nga ajo popullatë civile joinstitucionale, 163,351,000 ishin në forcën e punës, do të thotë se ata ose kishin një punë ose po kërkonin aktivisht një gjatë muajit të fundit. Kjo ishte e barabartë me një shkallë të pjesëmarrjes së fuqisë punëtore prej 63.0 për qind – një rritje nga 62.9 për qind në qershor.

Nga 163.351,000 që ishin në forcën e punës, 6.063,000 ishin të papunë, duke barazuar me një shkallë papunësie prej 3.7 për qind.

157,288,000 të tjerët kishin punë, duke dhënë numrin rekord të muajit të kaluar të të punësuarve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz