back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeHaradinaj falënderon Dua Lipën dhe ekipin e DokuFestit që po sjellin turistë...

Haradinaj falënderon Dua Lipën dhe ekipin e DokuFestit që po sjellin turistë në Kosovë

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shprehur falënderimin e tij për dy festivalet më të mëdha në vend, Sunny Hill dhe Dokufest për shkak se po sjellin turistë në Kosovë.

Ai ka shkruar se përmes këtyre festivaleve po promovohet kultura e Kosovës në botë.

“Përmes festivaleve ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale” shkroi Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka mbetur i befasuar nga organizimi i këtyre dy festivaleve të cilët po mbledhin aq shumë turistë në Kosovë.

“Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha globale” shtoi ai.

Ndër tjera, Haradinaj nuk ka lënë edhe pa e falënderuar këngëtaren Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFestit.

“Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm. Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre” tha Haradinaj.

Sunny Hill do të filloj sonte, ku në natën e parë do të përformojë këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cirus. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz