back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasNaim Bazaj bashkë me 300 persona i bashkohen sot partisë së Haradinajt

Naim Bazaj bashkë me 300 persona i bashkohen sot partisë së Haradinajt

Të ngjajshme

Nis shorti i Ligës së Kombeve, linku për ta ndjekur live

Në ora 18:00 nis shorti për shortin e edicionin...

Aksident në Poterq të Klinës, pesë të lënduar

Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka...

Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, lëndohet pesë persona

Si pasojë e një aksidenti midis një kamioni dhe...

Mbrojtja e Selimit kundërshton se komunikatat e UÇK ishin udhëzime për kryerjen e krimeve

Avokati Geoffrey Roberts kundërshtoi pretendimet e ZPS-së se komunikatat...

Kosova pritet që shumë shpejt ta mësojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Kjo pasi që ditë më parë dha dorëheqje kryeministri Ramush Haradinaj si pasojë e thirrjes për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale.

Partitë tashmë kanë filluar mobilizim që të jetë të përgatitura për fushatë në momentin që zyrtarisht caktohet data e zgjedhjeve.

Në vazhdën e këtij mobilizimi hyjnë edhe aderimet e reja nëpër parti, në mënyrë që para elektoratit të prezantohen figura me peshë.

Nisur nga kjo, Ballkani.info mëson se sot në AAK do të aderojë një grup i Drenicës që deri më tash ishin pjesë të PDK-së.

Këtij aderimi do t’i prijë Naim Bazaj, i cili në zgjedhjet e fundit partiake të PDK-së ishte kandidat për degën e kësaj partie në Drenas.

Bazaj, siç merr vesh Ballkani.info, sot në shtëpinë e tij do të pres kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj ku edhe zyrtarisht do t’i bashkohet partisë së kryeministrit në dorëheqje.

Bashkë me Bazajn në AAK pritet të aderojë edhe grupi i tij, i cili përbëhet nga së paku 300 persona.

Të kujtojmë se ditë më parë, Bazajn e kishte takuar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz