BallinaJetëKuriozitete3-vjeçari bie nga kati i gjashtë i banesës

3-vjeçari bie nga kati i gjashtë i banesës

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Një fëmijë 3 vjeç, i cili ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Kinë, ka arritur të shpëtojë për mrekulli.

Kjo falë një kalimtari që ishte duke kaluar poshtë pallatit.

Sipas asaj që shkruan ‘’BBC”, ata e kanë pritur djalin e vogël me një batanije dhe kështu ai nuk ka rënë në tokë.

Në disa fotografi vogëlushi shihet duke u mbajtur vetëm me duar në ballkon.

Do të ishte fatale nëse i vogli do të kishte rënë. Ngjarja në fjalë ndodhi në qytetin jugperëndimor kinez, Chongqing.

Zhu Yanhui, kalimtari që shpëtoi djalin, tha: “Shikova lart dhe e pashë fëmijën e vogël, që ishte kacavarur në ballkon. U mundova të gjej diçka për ta kapur. Së pari mendova të shkoj lart dhe ta kap me duar, por një gjë e tillë nuk do të kishte funksionuar”.

Kalimtarët formuan një rreth, duke e mbajtur fort batanijen dhe pritën të voglin.

Duhet thënë se pamjet janë bërë virale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz