Ditët e para të muajit gusht do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në fundjavë pritet rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Për ditën e sotme është paralajmëruar mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
Temperatura minimale pritet të shënojnë 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri në 30 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare krahu verior 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale.

