back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeA po e çojnë Pacollin në PDK Thaçi dhe Batoni

A po e çojnë Pacollin në PDK Thaçi dhe Batoni

Të ngjajshme

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey...

100 mijë Euro borxh Behgjet Pacollit, Naim Murseli: E kam shlyer në mënyra tjera

Të mërkurën është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit,...

Haradinaj shkon në shtëpi të Fadil Fazliu, e uron për lirimin e tij nga Haga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Fazliu,...

Oriola Marashi mbështet haptazi këtë banor të BBVK-së

Oriola Marashi duket se ka qëndruar në hap me...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot kanë pirë kafe bashkë në një kafene të Prishtinës. Aty normalisht nuk ka munguar edhe Baton Haxhiu.

Udhëheqësi i AKR’së, Behgjet Pacolli, që aktualisht është zëvendëskryeministër në largim, është parë duke pirë kafe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me gazetarin Baton Haxhiu. Me ta ishte edhe këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku.

Për takimin mes tyre nuk është thënë asnjë fjalë – nuk dihet pse janë takuar. Por, krejt ky takim mund ta ketë një qëllim; Behgjet Pacolli të dalë në PDK.

Një zhvillim i tillë nuk do të ishte dhe befasues, pasi Pacolli edhe në të kaluarën e ka dëgjuar Thaçin, duke bërë që të jetë pjesë e çdo kalkulimi politik.

Madje, Pacolli edhe në deklarimet mediale që i ka pasur i ka dalë krah Thaçit për idenë e ndryshimit të kufijve, duke thënë se presidenti nuk do ta lejonte asnjëherë cenimin e territorit të Kosovës./Gazeta Express/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz