Z-Mobile ka kërcënuar Telekomin se do ta dërgojë në Arbitrazh për shkak të 300 mijë numrave që Z-Mobile po pretendon se i takojnë asaj.
Por deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, që njëherit ishte edhe anëtar i Komisionit Hetimor për PTK-në ka thënë se këta numra jo në mënyrë graduale por autmoatikisht duhet të kalojnë tek Telekomi.
Haxhiu thotë se ndarja e këtyre numrave është bërë nga blloqet e numeracionit që janë të Telekomit dhe që kjo siç tregon edhe Haxhiu mund të shihet në shkresën e ART të datës 18.01.2008.
Ndëkaq, Haxhiu ka kritikuar edhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili ka deklaruar gjatë ditë së sotme se konsumatorët e Z-Mobile do të kalojnë gradualisht në Telekom.
Haxhiu thotë se kjo deklaratë e Llukës është ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën operacionale të Telekomit dhe interferim i drejpërdrejt në punën e ARKEP-it, që siç thotë Haxhiu është në dëm të Telekomit. Madje deputeti Haxhiu ka thënë se me këtë duhet të merret Prokuroria e Kosovës.
Gjithashtu, Haxhiu në shkrimin e tij në ‘Facebook’ thotë se Lluka qëllimisht po e intrperton gabimisht kontratën në dëm të Telekomit.
Më poshtë sjellim postimin e Haxhiut ku tregon se pse duhet në mënyrë automatike këta numra t’i kalojnë Telekomit.
Jo gradualisht , por automatikisht klientët e Z-Mobile duhet të kalojnë tek Telekomi.
Nga sot klientët që kishte Z-Mobile i kthehen Telekomit, ky është detyrim kontraktual bazuar në dokumentacionin e lëshuar nga ART (ARKEP ) dhe PTK (Vala) në vitin 2008, themelimi i MVNO është bërë për të rritur numrin e klientëve të PTK- së.
Ndarja e numrave për Z- Mobile është bërë nga blloqet e numeracionit që janë të Telekomit (PTK), dhe kjo shihet shumë mirë në shkresën e ART me datë 18.01.2008. nr.016/08. Prandaj, transferimi i numeracionit nga Z Mobile në Vala është obligative që nga sot dhe maksimumi mund të zgjas 30 ditë, bazuar në nenet 3.2 dhe 13.3 pika (I) të kontratës.
Deklarata e Minstrit Valdrin Lluka është ndërhyrje e drejpërdrejt në punën operacionale të Telekomit dhe interferim i drejtpërdrejt në punën e ARKEP-it në dëm të Telekomit dhe me këtë duhet të mirret Prokuroria e Kosovës. Ministri Lluka qëllimshëm interpreton gabimisht kontratën në dëm të Telekomit, për të vazhduar funksionimin edhe për 120 ditë të Z-Mobile, periudhë e caktuar në rastet e shkëputjes së parakohshme të kontratës dhe humbjes së licencës, shih nenin 13 në tërësi. Ndërsa në rastet kur nuk vazhdohet kontrata, periudha e tranzicionit është 30 ditë duke filluar nga sot. Andaj të gjithë klientët e Z Mobile që dëshirojnë të ruajnë numrat e tyre duhet të regjistrohen si klientë të Vala -Telekomit. Kjo periudhë tranzicioni përfundon më 30.08.2019.
Për këtë qasje të ministrit Valdrin Lluka pro Z-Mobile, kishte pyetje edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar. Valdrin Lluka është ministër i MZHE dhe jo përfaqësues i Z-Mobile, ai duhet të mbrojë interesin e Telekomit, puntorëve dhe konsumatorëve.
Gjithashtu ARKEP e ka për detyrë të respektojë vendimet e saj (016/08) dhe Ligjin Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE në veçanti nenet 8,9,10 të cilat saktësojnë objektivat dhe kompetencat e këtij institucioni për numeracionin, frekuancat, sigurinë kombëtare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe të dhënave të tyre personale.
Gjithashtu, sipas LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, Agjensioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka për detyrë që të kontaktojë zyrtarët e Z-Mobile me qëllim të ruajtjes se të dhënat personale të klientëve të Z-Mobile.

