back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportSerbët i gëzohen eliminimit të Feronikelit: Kosova s’ka më skuadra në Evropë!

Serbët i gëzohen eliminimit të Feronikelit: Kosova s’ka më skuadra në Evropë!

Të ngjajshme

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde: i kalon yjet si Messi e Mbappé

Lamine Yamal, sulmuesi i ri magjik i FC Barcelonws,...

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës’’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë...

Kosova–SHBA: Reflektim Politik nga Vizita në Washington

Shkruan: Besnik Tahiri Vizita disa-ditore në Washington konfirmoi edhe një...

Emërllahu për Krasniqin: Mirë që e kam në ekip një bashkëkombas dhe mund të flasim shqip!

Lindon Emërllahu është transferimi i fundit i skuadrës nga...

Serbët i janë gëzuar eliminimit të Feronikelit nga Europa League. Mediat serbe i gëzon fakti se nuk ka mbetur asnjë skuadër kosovare në garat evropiane, duke shtuar se Slovan Bratislava e eliminoi Feronikelin pa futbollistët serbë

Feronikeli u eliminua nga Europa League mbrëmë pas humbjes nga Slovan Bratislava në shtëpi, 0:2, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues, shkruan Gazeta Express.

“Nikli” kishte humbur edhe në ndeshjen e parë 1:2 në Bratislavë dhe humbja e dyfishtë i kushtoi me eliminim.

E këtij eliminimi më së shumti i janë gëzuar serbët.

Madje, portali serb “Mondo.rs” po kërcen nga gëzimi për faktin se tashmë janë eliminuar nga garat evropiane dy klubet kosovare, Feronikeli dhe Prishtina.

“Slovani u tregua i suksesshëm pa serbë, ‘Kosova’ nuk ka më ekipe në Evropë”, është titulli i portalit nacionalist serb.

“Kampioni sllovak pa probleme të mëdha e eliminoi përfaqësuesin e republikës së vetëshpallur. Slovani e eliminoi përfaqësuesin e dytë dhe të fundit të ‘Kosovës’ në Evropë, duke fituar në mënyrë rutinore në stadiumin e Prishtinës”, ka nisur shkrimi i këtij portali.

“Pa dyshim, në këtë përballje nuk kishte nevojë për praninë e futbollistëve serbë”, ka vazhduar “Mondo.rs”, duke i përmendur dy futbollistët serbë që e bojkotuan përballjen me Feronikelin për shkaqe politike dhe të frikës nga Beogradi, siç është bërë “trend” kohëve të fundit. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz