back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeVetaksidentohet vetura e policisë, lëndohen dy zyrtarë policorë (VIDEO)

Vetaksidentohet vetura e policisë, lëndohen dy zyrtarë policorë (VIDEO)

Të ngjajshme

​Avokati i Thaçit arrin në Speciale

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka arritur...

Piloti i ”Formula 1”, Kimi Antonelli pëson aksident trafiku (VIDEO)

Piloti i Formula 1, Kimi Antonelli ka pësuar një...

Como po shkruan histori, e eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Como po vazhdon të shkruaj histori. Skuadra italiane e cila...

Dy zyrtarë policorë janë lënduar pasi një veturë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar në mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:10.

Vetaksidenti ku ka qenë i përfshirë automjeti policor i tipit Skoda Octavia ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Këtë rast e ka konfirmuar për Klan Kosovën Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë trajtuar sipas procedurave të parapara në mënyrë që të bëhen të ditura shkaqet dhe rrethanat e tërësishme të këtij rasti.

Nga videot që i kanë dërguar lexuesit e Klan Kosovës shihet se vetura e policisë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar anash saj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz