back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeThaçi takon sot kryetaren e KQZ-së, a do të koordinohen për datën...

Thaçi takon sot kryetaren e KQZ-së, a do të koordinohen për datën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Ndonëse kanë kaluar disa ditë pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, presidenti Hashim Thaçi nuk i ka ftuar akoma partitë politike në konsultime, ashtu si e parasheh Kushtetuta.

Por, duket se tashmë ka lëvizje në këtë drejtim. Presidenti Hashim Thaçi sot gjatë ditës pritet të takohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike.

Në një komunikatë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme nga Presidenca thuhet se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vetë partive politike përkatëse.

Më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Nga ai moment, spektri politik i ka bërë thirrje presidentit Thaçi të ndërmarrë veprime për tejkalimin e gjendjes, qoftë përmes formimit të qeverisë së re apo shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz