back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNdërron jetë nëna e 3 fëmijëve, u plagos nga shpërthimi i bombolës...

Ndërron jetë nëna e 3 fëmijëve, u plagos nga shpërthimi i bombolës së gazit

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ditën e sotme në spitalin e Tiranës ka ndërruar jetë 42-vjeçarja, Mimoza Selimi, e cila mbeti e plagosur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpinë  e saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 17.07.2019,  rreth orës 05:53, në Selenicë të Vlorës, ku i plagosur mbeti edhe burri i saj 49 vjeçari, Rexhep Selimi.

 

 

Selimi nënë e 3 fëmijëve, u dërgua në spitalin e Tiranë për një mjekim më të specializuar por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Djali i viktimës, Muhamet Selimi për mediet ka treguar momentin se si e ka marrë vesh lajmin e ngjarjes së rëndë.

Selimi: Më tha kushëriri në orën 1 të natës, por nuk e dija nëse ishte për këtë apo për punë tjetër. E kam marrë vesh tamam në orën 06:00 dhe u nisa direkt. Babi vetëm sa është plagosur pak. Situata ka qenë e tillë. Kishim një bombol të vjetër dhe mami mori një bombol të re dhe nga momenti i montimit mund ta ketë harruar edhe të hapur. Përderisa ka pasur plasje të mureve nga të gjitha anët besoj se ka pasur rrjedhje në të gjitha anët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz