Benjamin Kololli njihet gjithmonë si mjaft aktiv, brenda dhe jashtë fushës, shkruan Gazeta Express.
Dhe, futbollisti kosovar ishte protagonist mbrëmë pasi i dha fund beqarisë duke u martuar në Kosovë.
Në mesin e mysafirëve të ftuar kishte edhe futbollistë dhe njëri prej tyre ishte edhe Florent Hadërgjonaj, mik i vjetër i Kolollit.
Ky i fundit e ka “kallë” atmosferën me vallëzim, ndërsa është ndihmuar edhe nga vetë Hadërgjonaj.
Mysafir në dasmë prej futbollistëve të njohur ishte edhe Hekuran Kryeziu. /Gazeta Express/