back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Takohen mes vete zyrtarë të lartë të LDK-së dhe...

LAJMI I FUNDIT: Takohen mes vete zyrtarë të lartë të LDK-së dhe VV-së

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...

LDK dhe VV në Prizren duket se janë në marrëdhënie të mira, kjo pasi Kryetari i Prizrenit nga Vetëvendosje ka pritur në takim Kryetarin e LDK-së në këtë qytet, Anton Qunin.

Haskuka përmes faqes së tij në Facebook, ka njoftuar se ka pritur përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren.

“Sot në takim prita përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përkatësisht kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Quni dhe ish kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli”, ka shkruar Haskuka.

Kryetari i Prizrenit, i ka uruar postin e ri Qunit, si kryetar i LDK-së në Prizren.

“Me këtë rast, kryetarit Quni i urova suksese në postin e ri, ndërkaq në bashkëbisedim diskutuam rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisjen lokale”, ka shkruar Haskuka.

Të Fundit

Sport

ShowBiz