BallinaDrenica +Drenica SportNis takimi mes Feronikelit dhe Bratislavës

Nis takimi mes Feronikelit dhe Bratislavës

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ka nisur takimi mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavës në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Kampioni i Kosovës e pret klubin sllovak sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në ndeshjen e kthimit, duke e pasur në mendje humbjen 2:1 nga ndeshja e parë në Sllovaki para një jave, raporton Gazeta Express.

Bratislava triumfoi 2:1 ndaj Feronikelit falë golave nga Nono dhe Sporar në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës, në Narodny Futbalovy Stadion të mërkurën, por një gol nga Mendurim Hoti i jep shumë shpresa dhe gjasa Niklit për kalim tutje duke qenë se ndeshjen e kthimit do ta luajë në shtëpi.

Fitorja minimale apo çfarëdo fitore tjetër me dy gola apo më shumë, e dërgon klubin nga Drenasi në rrethin e tretë kualifikues, që do të ishte historike për një klub kosovar.

Slovan Bratislava e shkarkoi trajnerin e vet serb, Vladimir Radenkovic, e bashkë me të edhe bashkatdhetarin e tij, trajnerin fizik Srdjan Zirojevic, pas ndeshjes me Feronikelin, gjatë të cilës ata s’u paraqiten për shkaqe politike dhe me kërkesë të qeverisë së Serbisë.

Kozak u detyrua ta drejtojë vetë skuadrën, për shkak se trajneri serb Vladimir Radenkovic bashkë me dy futbollistë të tjerë serbë, Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic, nuk u paraqiten për Bratislavën duke e respektuar kërkesën jo sportive dhe politike të qeverisë së Serbisë për të mos luajtur ndaj një ekip nga Kosova.

Kozak, i cili kishte qenë kritik ndaj lojtarëve të vet pas ndeshjes së parë, do ta drejtojë Bratislavën edhe në këtë ndeshje.

Ndeshja e para një jave në Sllovaki u prish nga thirrje politike dhe nacionaliste të tifozëve vendas kundër Kosovës. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz