BallinaLajmeDenoncohet një rast në institucionet e Kosovës: Kushtëzohet punësimi i një femre...

Denoncohet një rast në institucionet e Kosovës: Kushtëzohet punësimi i një femre me marrëdhënie seksuale!

Të ngjajshme

​Analisti kroat demanton pretendimet e Vuçiqit: Armatosja e Serbisë nuk çon në asgjë të mirë

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci nuk paraqet rrezik për Serbinë, ndërkohë...

”Dardanët” nisen drejt Sllovakisë

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Bratisllavës. ”Dardanët” nesër mbrëma...

Sociologu Ardian Gola, ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka ngritur shqetësimin për dukurinë e kushtëzimit të punësimit me marrëdhënie seksuale që po ndodhë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë shqetësimit e një vajze, të cilës i ishte kushtëzuar vazhdimi i kontratës së punës me marrëdhënie seksuale.

“Pushtetarët, kuptohet jo të gjithë, janë të përfshirë në prostitucion modern. Për “bosat” e sektorit privat, mos të flasim”, ka shkruar Gola.

Ky është reagimi i plotë i sociologut Gola:

“Sot nje shoqe me rrefeu se si vazhdimi i kontrates se punes ne nje institucion publik, pas nje periudhe gjoja testuese, i kushtezohej me marredhenie seksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar te punesohej, e i cili aksidentalisht eshte ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte pertej cobanit, fillon e behet gjithnje e me eksplicit ne kushtezimin seksual te vazhdimit te kontrates.

Me tregonte se si disa femra tashme jane pajtuar me kete fat. Ato ofrojne favore seksuale per njerezit e pushtetit, qofte per mbijetese, qofte per nje jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetaret, kuptohet jo te gjithe, jane te perfshire ne prostitucion modern. Per “bosat” e sektorit privat, mos te flasim.

M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt per kete kategori njerezish: jeni kategoria me e flliqte n’rruzullin tokesor. Po t’kisha mundesine, kisha me ua pre ate luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’ate goje, po ashtu t’gubavte! Flliqesira! U turperofshi!”/Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz