back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeDetaje të reja për vdekjen e 39 vjeçarit, në aksident trafiku

Detaje të reja për vdekjen e 39 vjeçarit, në aksident trafiku

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Merdare. Nga ky aksident, Policia ka bërë të ditur se ka mbetur i vdekur një 39-vjeçar me inicialet B.S., derisa tetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra me targa të Gjermanisë dhe tjetra me targa të Kosovës.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar nëntë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vendngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën B. S. 39 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (vozitësi i veturës Audi), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për trajtimin mjekësor në QKUK.

Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë, duke thënë se shkaku më i shpeshtë i tyre është faktori njeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz