BallinaLajmePolicia kufitare e Shqipërisë shpëton 15 persona – janë nga Kosova, Shkodra...

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 15 persona – janë nga Kosova, Shkodra dhe Çekia

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Policia Kufitare e Shqipërisë ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhuar maksimalisht për t’i dalë në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Falë ndërhyrjes së shpejtë nga Policia Kufitare dhe FNSH, u është dhënë ndihma e parë 5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit, në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen.

Pesë shtetasit u transportuan në qendrën spitalore, ku gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë, të cilët kishin mbetur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së policisë ata kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist, i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallgë të mëdha, përcjellin mediat shqiptare njoftimin e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit sugjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motor uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz