back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaShqiptareE diel tragjike në Durrës, dy të mbytur në det

E diel tragjike në Durrës, dy të mbytur në det

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Shyhrete Behluli publikon një moment romantik

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret me të dashura...

Një ngjarje tragjike sapo është raportuar nga plazhi i Durrësit. Dy pushues kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.

Raportohet se viktimë ka mbetur një 50-vjeçare dhe një 33-vjeçar. Sipas policisë, gruaja ishte futur në det, por nuk ishte ndjerë mirë. Ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spital, por nuk ka munduar të mbijetojë, shkruan Gazeta Shqip, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, ka mbetur viktimë edhe një 33-vjeçar te Gjiri i Lalëzit, i cili ka qenë duke bërë xhiro në det me motor uji, kur është rrëzuar dhe është mbytur.

“Më datë 28.07.2019, rreth orës 13:40, në lagjen numër 13, Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra). Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

“Më datë 28.07.2019, rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motor ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz