back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeQKUK jep detaje për personin e plagosur te Tregu i Veturave

QKUK jep detaje për personin e plagosur te Tregu i Veturave

Të ngjajshme

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan të dielën e 14 shtatorit...

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan të dielën e 14 shtatorit...

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Personi i plagosur mëngjesin e sotëm te Tregu i Automjeteve i është nënshtruar operacionit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e bëri të ditur Shefi i Qendrës Emergjente, Gëzim Mustafa, i cili tha se pacienti i është nënshtruar intervenimit nga ekipi i kirurgjisë abdominale.

“Pacienti i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në sallën operative të Emergjencës nga ekipi i kirurgjisë abdominale, ata na thanë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Mustafa për Zërin.

Ndryshe, personi në fjalë është plagosur sot rreth orës 07:30 te Tregu i Veturave, përkatësisht në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në Tregun e Automjeteve në Prishtinë, një person është plagosur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin, shkaqet e të cilit, ende nuk dihen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz