back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Shyhrete Behluli publikon një moment romantik

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret me të dashura...

Është arrestuar personi të cilin pak ditë më parë, një vajzë e raportoi në stacionin policor se e kishte dhunuar.

“Lidhur me këtë rast dje është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, pa dhënë detaje tjera.

Ditë më parë vajza ka raportuar se është kidnapuar dhe është dërguar në një motel në Veternik, ku edhe është dhunuar.

“Me 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti”, thuhet në raportin që dërgoi PK-ja para disa ditësh, kur edhe u raportua rasti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz