BallinaLajmeMësohet se kush ishte duke performuar në diskotekën në Pejë, afër së...

Mësohet se kush ishte duke performuar në diskotekën në Pejë, afër së cilës shpërthyen bombat

Të ngjajshme

U premtoi birra tifozëve, futbollisti boshnjak: Do e mbajë fjalën, pijet e i keni nga unë…!

Sulmuesi i Bosnja dhe Hercegovina, Ermedin Demirovic bëri një...

Tahir Batatina: Krenar me heronjtë tanë, po ngrenë Kosovën në nivel europian…!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale mbështetë...

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por ‘bota nuk është e duruar’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e...

Mbrëmë në orët e vona kishte shpërthyer një bombë në Pejë dhe kishte pasur të shtëna me armë zjarri, në njërin prej parkingjeve që është afër diskotekës ‘Transit Club’.

Nga ky shpërthim dhe të shtëna armësh, sipas raportit të policisë, lëndime të lehta trupore kishte pësuar një person të cilit iu kishte ofruar ndihma e menjëhershme mjekësore.

Poashtu, një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 23:15 minuta, ndërsa ndeja në diskotekën ‘Transit Club’ kishte filluar në orën 23:00.

Mësohet se në këtë mbrëmje ishte duke performuar reperi i njohur shqiptar që jeton në Zvicër, Granit Musa që për publikun njihet me nofkën ‘AZET’.

Ky nuk është rasti i parë që incidente të ngjashme ndodhin kur Azet performon në Kosovë, pasi së fundmi ai ishte përleshur me një grup personash të cilët e sulmuan gjatë një koncerti në Prizren.

Sidoqoftë, diskoteka ‘Transit Club’ planifikon ta vazhdojë punën edhe sonte.

Në llogarinë zyrtare në Instagram, klubi ka njoftuar se sonte pritet të performojë këngëtarja Dhurata Dora./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz