back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHoxha thurë poezi për koncertin në Skenderaj? : A rritet paturpësia, çfarë...

Hoxha thurë poezi për koncertin në Skenderaj? : A rritet paturpësia, çfarë faji ka fëmija (FOTO)

Të ngjajshme

A rritet paturpësia?!

A rritet paturpësia,
çfarë faji ka fëmija,
që i servohet shfrenimi,
me skena degjenerimi.

Një vend që lindte trima,
ku shumë fëmijë mbetën jetima,
që populli të jetë i liruar,
jo i zhveshur e i lakuriqësuar.

Syri loton, zemra qanë,
po ku je Adem Jashari?!

Humbën fjalën, humbën besën,
humbën vullnetin dhe shpresën,
moralin e nderin na e fikën,
e lanë fenë edhe traditën!

Mos ma prekni vendin tim,
s’kemi nevojë për këtë shfrenim,
por sa më shumë udhëzim,
dhe arsim e edukim.

Hoxhë Omer Bajrami

(marrë nga portali informativ Tetova)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz