back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj për ftesën nga Specialja: Ka dyshime se mund të jetë një...

Haradinaj për ftesën nga Specialja: Ka dyshime se mund të jetë një konspiracion

Të ngjajshme

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...
- Advertisement -

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës ka folur edhe njëherë për ftesën e marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar.

Duke folur për dorëheqjen e tij, Haradinaj deklaroi se në Kosovë ka plotë dyshime që e gjithë kjo mund të jetë një konspiracion.

“Jam mjaft i habitur me këtë ftesë. Ka plot dyshime në Kosovë se mund të jetë një konspiracion, por ajo që mund të konfirmoj është që besoj në ato qëndrime politike që i kam shprehur në mënyrën më të sinqertë ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë Haradinaj gjatë intervistës.

Haradinaj thotë se ai është ftuar për të tretën herë, ndërsa Aleksandër Vuciq që ka qenë ministër i Slobodan Milloshevicit nuk ka shqetësime të tilla.

“Imagjinoni unë jam kryetar qeverie. Thirrem për të dytën herë për të dëshmuar para një gjykate ndërkombëtare. E kam dhënë dorëheqjen një herë e kam dhënë të dytën herë, ndërsa në anën tjetër është zoti (Aleksandër) Vuçiç që ishte ministër i zotit (Slobodan) Millosheviç dhe dihet që regjimi i Millosheviçit çfarë krime ka kryer në Ballkan jo veç në Kosovë por edhe në vende tjera, dhe ai nuk ka shqetësime të asnjë natyre. Pra kjo dëshmon një disbalancë të logjikave të presionit të bashkësisë ndërkombëtare e që duhet të korrigjohen sa më shpejt”, ka thënë Haradinaj gjatë kësaj interviste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz