back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSportAtletico Madrid turpëron Realin me 7 gola (VIDEO)

Atletico Madrid turpëron Realin me 7 gola (VIDEO)

Të ngjajshme

Mourinho drejt kombëtares së Portugalisë pas Botërorit 2026?

Jose Mourinho pritet të marrë ofertë për të drejtuar...

Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi del me njoftim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se në lagjen...

Nis procesi i rishikimit të kurrikulave dhe programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,...

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë...

Reali i Madridit është turpëruar në derbin ndaj Atleticos së Madridit, sfidë e vlefshme për International Champions Cup.

Los Blancos morën një goditje të rëndë pasi u mposhtën në Neë Jersey me rezultatin e thellë 7-3 nga Los Colchoneros. Edhe pse bëhej fjalë vetëm për një ndeshje miqësore, 7 gola në një ndeshje nga Atletico janë shumë për Realin e Madridit që aktualisht po kalon një periudhë të errët.

Diego Costa ishte heroi i sfidës pasi arriti të realizonte plot 4 herë për Atleticon por në minutën e 65-të sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle u kthye nga ëngjëll në djall pasi u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke që pati me Dani Carvajal. Të njëjtin fat pati edhe mbrojtësi i Realit.

Për Los Colchoneros shënoi edhe blerja më e shtrenjtë e kësaj vere Joao Felix i cili spikati dhe me dy asiste ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Correa e Vitolo.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 5-0 për Atleticon ndërkohë që rezultati arriti deri në 6-0. Golat e nderit për Realin mbajnë firmat e Nacho por edhe Benzema me penallti e Sanchez me këtë dy të fundit që realizuan pas minutës së 84-t për ta bërë më pak të dhimbshme këtë humbje. Për Realin kjo ishte disfata e parë në International Champions Cup ndërkohë që Atletico e Simeones regjistroi fitoren e 2-të, pas asaj me penallti ndaj meksikanëve të Guadalajara Chivas./supersport.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz