Themeluesi i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, që të bëjë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Zeka, thotë t’i këtë thënë atij, që t’i bashkohet në partinë e re PEK.
“Kryeministri po me bënë ftesë për kualicion. Ma mirë po i them me ardhë ai në PEK”, ka shkruar ai në një postim siper disa fotografive ku shihet duke diskutuar me Haradinajn.


