back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaBotëTrump e kërcënon Macron-in me vendosje të taksës

Trump e kërcënon Macron-in me vendosje të taksës

Të ngjajshme

- Advertisement -

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez për “marrëzi” mbi një taksë të shërbimit digjital të marrë nga Franca, duke lënë të kuptohet se ai do të vendosë taksë për verën franceze në shenjë hakmarrje.

- Advertisement -

Trump shprehu zemërimin e tij në një postim në Twitter drejtuar Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Taksat prej 3% të Francës duhet të paguhen për shitjet e krijuara nga firmat shumëkombëshe si Google.

Administrata e Trump argumenton se ai në mënyrë të padrejtë synon gjigandët e teknologjisë amerikane.

“Franca vetëm vendos një taksë dixhitale për kompanitë tona të teknologjisë së madhe amerikane. Nëse dikush vendosë taksë për to, duhet të jetë vendi i tyre, SHBA-të”.

“Ne do të ndërmarrim një veprim thelbësor reciprok mbi marrëzinë e Macron-it menjëherë. Gjithmonë kam thënë që verërat amerikane janë më të mira se verërat franceze!”.

Presidenti – i cili nuk pi – paralajmëroi gjithashtu gjigandin e teknologjisë amerikane Apple se nuk do t’u jepej asnjë lehtësim tarifor për pjesët e bëra në Kinë.

“Bëni ato në SHBA, asnjë tarifë!” ai shkroi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz