BallinaLajmeNjohës të çështjeve ligjore dhe opozita thonë se Haradinaj s’mund t’i drejtohet...

Njohës të çështjeve ligjore dhe opozita thonë se Haradinaj s’mund t’i drejtohet Kushtetueses

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Vendimi i Kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, për të kërkuar mendim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me funksionimin e Qeverisë së dorëhequr, ka nxitur reagime të shumta.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se ky veprim i Haradinajt nuk ka bazë ligjore dhe se i njëjti është bërë për t’u arsyetuar para publikut.

Veprimi i Haradinajt është kritikuar edhe nga opozita.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj nuk është duke e kuptuar se nuk është më kryeministër.

“Haradinaj, si duket nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria, ai por edhe ish-ministrat e tij. Sot tha që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur se çfarë vendimesh ka të drejtë të marrë. Ky nuk po e kupton ose nuk po dëshiron ta kuptojë, që nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Le ta shohë nenin 113 të Kushtetutës, i cili specifikon juridiksionin dhe palët e autorizuara pranë GJK”, ka thënë Haxhiu.

Kurse, Avdullah Hoti nga LDK, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se është reflektuar edhe njëherë mungesa e kompetencës së kryeministrit në dorëheqje dhe kabinetit të tij.

“Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje, reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega-qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminstra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësministra e qindra këshilltarë. Kjo nuk është gjë e re”, ka thënë Hoti, duke bashkëngjitur disa vendime që i ka quajtur skandaloze.

Situatën e krijuar është duke e vëzhguar edhe Ambasada amerikane në Kosovë.

“Po ndjekim nga afër se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e kryeministrit. Menaxhimi i kësaj çështjeje do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe vullnetin e zyrtarëve për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën”, ka shkruar ambasadori Philip Kosnett në Twitter.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur një javë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk ë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz