back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKolona të gjata në Merdare, katër orë pritje

Kolona të gjata në Merdare, katër orë pritje

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare (Video)

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të...
- Advertisement -

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës përmes Merdares po përballen me pritje të gjata.

- Advertisement -

Aty janë krijuar kolona deri në 800 metra, teksa për të hyrë në Kosovë ata po presin deri në katër orë. E për të dalë nga vendi, në të njëjtën pikë kufitare ata po presin deri në gjashtë orë, shkruan Gazeta Express.

Përveç kësaj pike, edhe në Jarinjë ka kolona të gjata, në hyrje deri në 10 metra, ndërsa në dalje deri në 120 metra. Pritjet në hyrje janë deri në një orë e gjysmë, e në dalje deri në 15 minuta.

Në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, kolonat në hyrje janë të gjata deri në 100 metra kurse në dalje deri në 30 metra. Ndërsa pritjet janë deri në gjysmë ore.

Ndërsa në pikë kalimin Mutivodë dhe Hani i Elezit, kolonat janë deri në 50 metra në hyrje dhe në dalje deri në 40 metra. Kurse pritjet deri në 10 minuta.

Ndërsa sipas njoftimit të kësaj Qendre, pikë kalimet tjera janë të kalueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz