back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeTronditet Kosova: Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident...

Tronditet Kosova: Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident komunikacioni (FOTO)

Të ngjajshme

Sot rreth orës 16:30, ka ndodhur një aksident në fshatin Bërnjak të Rahovecit, nga ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se “me të marrë informatën, njësitet policore, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Duke u bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, policia po dyshon se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve të udhëtarëve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz